75 qirinj të ndezur në Përkujtimin e Holokaustit

26/01/2020 22:54

Sonte në Memorialin e Holokaustit në Berlin janë ndezur 75 qirinj me rastin e shënimit të Ditës së nesërme të Kujtimit të Holokaustit dhe 75-vjetorit të çlirimit nga kampi përqendrimi nazist Aushvic-Birkenau.

Ceremonia e qirinjve u organizua nga Shoqata Evropiane e Hebrenjve të vrarë dhe Memoriali i Holokaustit.

“Në çdo ditë të caktuar, por para së gjithash në Ditën e Kujtimit të Holokaustit, ne duhet të tregojmë fytyrën tonë, ne duhet të ngrihemi së bashku në mënyrë që fjalët e përsëritura kurrë të mos jenë më boshe,” tha Lea Rosh, kreu i shoqatës.

Me këtë raste është mbajtur edhe një meshë në Katedralen e Berlinit, dhe një seri ceremonish përkujtimore do të mbahen nesër në kryeqytetin gjerman.

Një koncert përkujtimor do të zhvillohet në Operën e Berlinit dhe në këtë aktivitet do të marrin pjesë kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri polak Mateusz Moraviewski, transmeton KosovaPress.

Bundestagu gjerman do të mbajë një ceremoni përvjetori të mërkurën.

Top Channel