Skënderbeu-Flamurtari dhe Vllaznia-Laçi, hapin fazën e 3-të të Superiores!

25/01/2020 10:50

Faza e tretë e Kategorisë Superiore nis me një sfidë mes dy emrave të mëdhenj të futbollit shqiptar. Në Korçë, Skënderbeu pret Flamurtarin në orën 14:00 në një ndeshje ku skuadra e Ilir Dajës është dukshëm favorite.

Flamurtari ka 1001 probleme dhe me merkaton e bllokuar nga FIFA, trajneri Marcelo Troisi nuk mund të aktivizojë as lojtarët e ardhur në muajin janar. Vlonjatët i kanë zgjedhjet me pikatore dhe janë duke luajtur shanset e fundit për mbijetesën. Skënderbeu është skuadra që pozicionohet në vendin e 8-të dhe me një fitore sot korçarët do ta çonin në +21 avantazhin ndaj Flamurtarit duke fundosur përfundimisht skuadrës vlonjate. Këtë sfidë ashtu si të gjitha takimet e javës së 19-të të Kategorisë Superiore, do të keni mundësi t’i ndiqni live në platformën Digitalb.

Rifillimi i kampionatit erdhi i bekuar për Vllazninë e Laçin, dy skuadra që i morën maksimumin sfidave ndaj Flamurtarit e Laçit. Shkodranët që më ne fund ja dolën të fitonin në shtëpi pas thuajse 4 muajsh rigjetën jo vetëm fitoren por edhe Brazilianin Hygor që është një prej pikave të referimit në skuadrën kuqeblu. Në kuadër të takimit ndaj kurbinasve, Mirsad Jonuz nuk ka të disponueshëm Dajan Shehin i cili ka plotësuar numrin e kartonëve, ndërsa duket se i ka kaluar shqetësimet Behar Ramadani. Sulmi përveç një ishi si Ndricim Shtubina dhe kapitenit Lika, do të vijojë ti besohet Hristovit.

Në anën tjetër laçianët arritën një fitore karakteri në Durrës, ku mes fatit te keq te demtimeve ja dolen te merrnin më të mirën. Ignjatovic nuk do të zbresë ne fushë pas dëmtimit në kavilje, ndërsa më e mirë është situata e Rapos që ka gjasa të riaftësohet në kohë. Lajmi më i mirë per trajnerin shkodran të Laçit, Armando Cungu është rikthimi i Redon Xhixhës i cili ndaj Teutës ishte i pezulluar. Në këtë mënyrë do të rifirmohet 3-ja e zakonshme në sulm Xhixha, Nuabueze e Teco Junior. Në takimin e fundit ne Kurbin, laçianët dominuan ne çdo sektor duke fituar 3-0, kësaj here gjasat janë që historia të jetë e ndryshme

Top Channel