Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet Twitterit ka shprehur ngushëllimet për viktimat e tërmetit që ka prekur mbrëmë Turqinë.

“Ngushëllimet e mia më të thella për popullin turk dhe Presidentin Erdogan për viktimat e tërmetit. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave. U urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe shprehim solidaritetin me popullin e Turqisë”- shkruan kreu i opozitës.

Tërmeti i cili ishte me magnitudë 6.8 i shkallës rihter ka shkaktuar deri më tani 21 viktima.

Top Channel