Analiza falas për koronavirusin/ Klinika Intermedica do e ofrojë në Shqipëri

25/01/2020 15:36

Virusit të shfaqur në Kinë dhe i përhapur me shpejtësi përreth gjithë botës, i është gjetur metoda mjekësore për të dalluar personat e infektuar.

Prf.Dr Anila Mitre

“U PËRCAKTUA SE BËHEJ FJALË PËR NJË TIP TË RI BETA KORONAVIRUSI. ANALIZA E VETME PËR TË EVIDENTUAR KËTË ËSHTË BIOLOGJIA MOLEKULARE NËPËRMJET PCR-SË. janë mostra që merren nëpërmjet rrugëve të poshtme dhe të sipërme të frymëmarrjes sipas një protocolli të përcaktuar . zakonisht janë sekrecione që mund të merren nëpërmjet lavazhit bronchial, të hundës ose të fytit”.

Krahas masave të marra nga Instituti I Shëndetit Publik, janë edhe klinikat private të cilat po ofrojnë ndihmën e tyre për të luftuar këtë virus. Intermedica ka vendosur të bëjë ekzaminime falas për coronavirusit, në rastin e shfaqjes së simptomave.

“ZAKONISHT JANË SHENJAT E PROBLEMEVE RESPIRATORE QË E SHTYJNË ATË PËR TË SHKUAR TE MJEKU DHE VETËM NËPËRMJET REKOMANDIMIT TË TIJ DHE TË KRYEJË KËTË TEST. JO ÇDO PERSON . JO ÇDO PERSON MUND TË VIJË, PA RECETËN E MJEKUT, SE ËSHTË NJË ANALIZË SHUMË  E KUSHTUESHME. DHE NE E DËRGOJMË NË GJERMANI. KJO ËSHTË ANALIZË QË DO KRYHET NË TË GJITHË VENDET E ZHVILLUARA TË BOTËS “

Megjithatë, doktoresha Anila Mitre thekson se nuk ka vend për panic, kur Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk e ka vlerësuar koronavirusin si epidemi. Por masat mbrojtëse janë gjithmonë të rëndësishme, përfundon Mitre.

 

Top Channel