Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në një rrugë rurale të Lushnjës.

I dyshuari R.Ç., 33-vjecc, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka lënduar lehtë 3 nxënëse të cilët po shkonin në shkollë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:20 në fshatin Allkaj të Lushnjës pranë një shkolle të mesme.

Fatmirësisht nxënësit janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel