Ramush Haradinaj kryeministër në detyrë i Kosovës, i ftuar në emisionin Open të gazetares, Eni Vasilit në Top Channel i thelloi akuzat nga kryeministrit Edi Rama me pretendimin se shefi qeverisë shqiptarë ka tentuar ndarjen e Kosovës.

Një pjesë e gjatë e debatit në studion e Open u përqëndrua edhe tek padia e paprecendetë për shpifje bërë nga Edi Rama për homologun kosovar Haradinaj.

Ramush Haradinaj hodhi akuza të forta ndaj liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti duke thënë që është e padrejtë të mos krijojë qeverinë sepse nuk po respektohet vota e qytetarit.

Në qoftë se do të kemi një ftesë nga LDK-ja theksoi Haradinaj, unë do i përgjigjem pozitivisht ftesës për të biseduar.

Top Channel