Për t’u patur zili! Këngëtari zbulon surprizën për të bijën 2 vjeçare!

24/01/2020 18:26

Vokalisti i NRG Band, Besnik Qaka, ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku zbuloi më tepër detaje rreth baladës “Ani Ani”.

Sipas tij, kjo është një këngë e qetë dhe me tekst domethënës që përshtatet më së miri me muajin janar. Megjithatë, këngëtari premtoi se projekte më ritmike do të lançohen në muajt pasardhës.

I pyetur nga Bieta nëse do të ketë një këngë dedikuar së bijës, Besniku pohoi, madje shtoi se i ka gati disa demo.

Edhe pse nuk dha informacion më të detajuar, ai shprehu dëshirën për të patur një këngë të ndjerë dhe shumë personale për Unën 2 vjeçare.

Top Channel