Koronarovirusi vdekjeprurës nisi nga tregu ku shitet mish gjarpëri, koale, lakuriqësh nate dhe ujku

24/01/2020 11:48
Ne tregun ushqimor te Wuhan

Mjekët kanë zbuluar se origjina e virusit që po tmerron botën është nga mishi i kafshëve të egra që shiteshin në tregun ushqimor të qytetit Wuhan.

Bëhet fjalë se është mishi i gjarpërit ishte mbartësi i këtij virusi. Por pamjet që vijnë nga tregu i peshkut dhe mishit në qytetin prej 11 milionë banorësh tregojnë se cilat kanë qenë preferencat e kinezeve për ushqimin. Qyteti i Wuhanit është mbyllur i gjithi bashkë me disa qytete të tjera pranë tij. Zonat e kthyer në karantinë ka gjithësej 60 milionë banorë.

Top Channel