Ish-deputeti socialist Gjetan Gjetani tashmë i përjashtuar nga radhët e selisë rozë i është bashkuar LSI-së.

Ai e fitoi mandatin e deputetit nën siglën e PS, por u përjashtua nga partia në shtator të vitit 2018, pas një statusi që kishte bërë në faqen e tij të “Facebook”, ku kritikonte hapur Policinë e Shtetit për dy vrasje të ndodhura në Mamurras.

Ngjarjet e fundit të ndodhura në Kurbin, më kanë shqetësuar shumë. Duke bërë që, në Kurbin, mos të ndjehemi të sigurt. Eksploziv, kërcënim me armë dhe vrasja e dy të rinjve, tregon që, policia është hallkë shtetërore shumë e paaftë. Kjo tregon, se në Kurbin, kanë sjellë oficera dhe drejtues policie të paafte të korroptuar dhe ordinera. Si deputet i kësaj zone, kam pas ankesa të shumta nga qytetarët të cilat do t’i bëj publike në parlament. Brenda muajit shtator do kërkoj interpelancë me ministrin e Brendshem, dhe nqs nuk do të marrë masa për pastrimin e Komisaritit të policisë Kurbin, unë i pari do ngrihem në protestë, duke kërkuar mbeështetjen e gjithë qytetarëve të Kurbinit pa marrë parasysh ngjyrat politike”, shkruante ai aso kohe.

Vetë kryeministri Edi Rama, që i kërkoi Asamblesë së PS përjashtimin e Gjetanit, duke bërë që ky i fundit të vijojë detyrën si deputet i pavarur. Tashmë, ai ka vendosur t’i bashkohet LSI dhe dje ka qenë i pranishëm në një takim të strukturave të kësaj force politike në Lezhë.

Top Channel