Disa nga kandidatët flasin për Top Channel/ Ambasada amerikane bën thirrje: Aplikoni për drejtor të BKH

24/01/2020 18:38

Ambasada amerikane nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, ka çdo person që plotëson kriteret dhe dëshiron që të aplikojnë për pozicionin e Byrosë Kombëtare të Hetimit mund ta bëjnë tek ky linku.

KLIKO KËTU

Gara mbyllet në datën 30 janar.

Anila Hoxha ka komunikuar me dy kandidate potenciale që përfliten dhe janë ish-zëvendës prokurori i përgjithshëm Fatos Dervishi i cili jeton ne Neë York.

Ai tha se të hënën se do vendosë nëse do ta dorëzojë apo jo cv-në, për këtë garë.” Deri tani kam parë kriteret tha Dervishi dhe ende po mendohem” deklaroi me tej në telefon Dervishi. Ndërkohë kandidati tjetër Gledis Nano, aktualisht shef kryesor i antiterrorit në vend dhe që përflitet në qarqet policore, nuk dha asnjë koment për gazetaren Hoxha.

Gjatë ditës Top Channel kontaktoi me kandidatët që gjenden në listë. Ulndreaj pohoi se “ishte mjaft i interesuar për zbatimin e ligjit dhe ndaj hyri në garë”, ndërsa profesori Sabri Hoxha  i tha gazetares Hoxha ” se ka shërbyer gjithë jetën në krahun e ligjit dhe se ky është momenti”.

Kandidatët folën në telefon për cv-të dhe karrierën e tyre, ndërkohë që kreu i Shçba-së Adreatik Ago  vetëm pohoi futjen në garë dhe ruajti “sekretin” ashtu sikurse edhe kreu i forcës së ligjit Artan Shkëmbi.

Në fakt disa ditë më parë, sapo u deklarua e hapur gara për në BKH, Shkëmbi ishte i pari që paralajmëroi përmes një bisede telefonike me  gazetaren Anila Hoxha që do futej në garë pasi ka besim absolut tek Spak dhe BKH. I vetmi që nuk është kontaktuar ende nga Top Channel për të rrëfyer pritshmëritë e tij është ish oficeri i policisë Ibrahim Disha që jeton prej vitesh në Kanada.

Top Channel