Liverpooli “vrapon” drejt titullit kampion, teksa mbrëmjen e sotme triumfoi me rezultatin 1-2 në transfertën ndaj Wolverhampton, duke regjistruar fitoren e 22-të në 23 takime të luajtura këtë sezon.

“The reds” vuajtën jo pak në transfertën e sotme, por ia dolën të marrin fitoren dhe të ngjiten në kuotën e 67 pikëve, plot 16 pikë më shumë se Manchester City i vendit të dytë.

Të besuarit e Jurgen Klopp kaluan në avantazh që në minutën e 8′ me anë të kapitenit Jordan Henderson, duke krijuar idenë se do të ishte një sfidë e lehtë.

Megjithatë në fundin e pjesës së parë Sadio Mane la fushën i dëmtuar, ndërsa pak minuta pas startit të pjesës së dytë, ishte Jimenez që gjuajti saktë me kokë në zonë dhe barazoi shifrat.

Megjithatë “the reds” nuk kishin ndërmend të pranonin asnjë lloj rezultati tjetër përveç fitores dhe shënuan golin me vlerë tre pikëshe në minutën e 82-të, me anë të brazilianit Roberto Firminho.

Plot 30 vite pas titullit të fundit të fituar, Liverpool duket se do të kurorēzohet sërish këtë sezon, pasi ka 16 pikë diferencë nga City kampion nē fuqi dhe për më tepër, një ndeshje më shumë për të luajtur.

Top Channel