A pranoni një koalicion me LDK? Ja si përgjigjet Haradinaj në Open

24/01/2020 00:21

Ramush Haradinaj hodhi akuza të forta ndaj liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti duke thënë që është e padrejtë të mos krijojë qeverinë sepse nuk respektohet vota e qytetarit.

Albin Kurti ka edhe 8-9 ditë për të bërë qeverinë, dhe në qoftë se nuk formon qeverinë mandatari i kalon LDK-së. A do bëheshit pjesë e një koalicioni me LDK-në?- e pyeti Robert Rakipllari.

Në qoftë se do të kemi një ftesë nga LDK-ja unë do i përgjigjem pozitivisht ftesës për të biseduar. Por duhet thënë se ka gjasa që qeveria të formohet. Vetëvendosja dhe LDK-ja e kanë shumicën dhe mund ta formojnë qeverinë- tha Haradinaj.

Kryeministri në detyrë u pyet edhe për mundësinë e një PAN-i të dytë, ku tha se kjo nuk mund të ndodhë më.

Në qoftë se PAN-i do kishte hy në zgjedhje do kishte fituar. Nuk ka mundësi për një PAN të dytë. Qeveria në varësi të pakicës serbe është e rrezikshme- tha Haradinaj.

Top Channel