Ylli i “Celebrity Big Brother” në Britaninë e Madhe, Chloe Khan, shpesh herë është venë në shënjestër të mediave rozë për shkak të jetës luksoze që ajo bën.

Pavarësisht se 27 vjeçarja e ka justifikuar vazhdimisht pasurinë e saj me bizneset online dhe punën si modele, njerëzit kanë dyshuar gjithmonë se ajo i siguronte paratë si punëtore “seksi”.

Por përmes një postimi të fundit në Instagram, Chloe duket se i ka shuar njëherë e përgjithmonë thashethemet. Duke zbuluar disa fakte për vehten, ajo shkruan se në moshën 19 vjeçare ka fituar lotarinë, që ndoshta mund të ketë shërbyer si burim për jetën luksoze.

Megjithatë, kjo ende nuk dihet me siguri, pasi modelja britanike i ka lënë ndjekësit të hamendësojnë nëse është një deklaratë e rremë apo e vërtetë.

FOTO GALERI
2/18

Top Channel