Turqia është goditur këtë të mërkurë nga disa tërmete relativisht të fuqishme, të cilat kanë vazhduar edhe gjatë ditës të sotme.

Ditën e djeshme një tërmet me magnitutë 5.4 ballë të shkalles rihter ka përfshirë Turqinë perëndimore, por fatmirësisht përveç panikut të shkaktuar nuk ka kaluar në dëme materiale apo persona të lënduar.

Ndërkohë, ditën e sotme tërmetet janë ndjerë edhe në kryeqytetin e shtetit turk Ankaranë. Në orët e para të mëngjesit qytetarët janë tronditur nga një tërmet me magnitutë 3.8 ballë dhe disa orë më vonë nga një tjetër akoma dhe më i fortë 4.5 ballë.

Pamjet e publikuara nga mediat lokale në Turqi tregojnë tronditjen dhe panikun e shkaktuar nga qytetarët, të cilët janë larguar menjëherë nga shtëpitë e tyre por jo vetëm. Tërmetet janë të shpeshta në Turqi pasi ajo ndodhet përgjatë një prej zonave më aktive sizmike në botë.

Top Channel