Presidenti i Francës Macron u përfshi në një debat të fortë me oficerëit izraelitë të sigurisë në qytetin e vjetër të Jeruzalemit.

Macron ndodhet në Jeruzalem për të marrë pjesë në një ngjarje të madhe në përkujtim të Holokaustit e cila do të mbahet sot. Ai ishte duke vizituar Kishën e Shën Anës e cila i përket qeverisë franceze dhe konsiderohet të jetë territor francez ku ndodhi debati.

Ai u filmua duke debatuar ashpër dhe duke u kërkuar oficerëve të dilnin jashtë. “Të gjithë i dinë rregullat. Mua nuk më pëlqejnë ato që bëtë para meje. Dilni jashtë!”- tha Macron duke bërtitur.

Ju ftojmë të shikoni videon:

Top Channel