Që nga dita kur e shpalli hapur lidhjen e saj me Harry-n, Meghan Markle ka qenë në sytë e të gjithëve. Çdo veprim i dukeshës kalonte në sitë, ndërsa një vëmendje e madhe iu kushtua dhe stilit të saj.

Çfarë vishte ish-aktorja amerikane kthehej menjëherë në titull të gazetave botërore, dhe nuk janë të pakta firmat e modës që kanë përfituar nga i ashtuquajturi “efekti Meghan Markle”. Kur Dukesha e Sussex-it dhe i shoqi njoftuan se do të tërhiqen nga detyrimet mbretërore, një nga shqetësimet e ndjekëseve te saj ishte nëse kjo do të ndikonte edhe stili i 37 vjeçares në publik. A do të jetë gjithmonë më sport apo do të ketë sërish një show mode nga ana e Meghanit?

Ndërkohë që dilema ende nuk është zgjidhur, ekspertët nxituan të tregojnë se cilat kanë qenë llojet e palltove të preferuara prej saj gjatë kësaj periudhe kohe. Kjo është dhe një lloj këshille për femrat që duan të duken sa më elegante, edhe gjatë stinës së ftohtë. Kështu në garderobën e Meghanit nuk mungonte palltoja bezhë; ajo me rrip në mes; ajo dopiopet të cilën Dukesha e përdorte në ngjyra të ndryshme; ajo shik që është njëkohësisht dhe kundër shiut; palltoja me prerje që thekson belin e ne fund, edhe palltoja me jakë të derdhur. Të gjitha janë të bukura, çka tregon se Meghani, nuk gabon në zgjedhjet e saj dhe në fushën e modës, e meriton të konsiderohet udhërrëfyese!

FOTO GALERI
2/19

Top Channel