Përhapja e virusit aziatik shqetëson bursat evropiane

23/01/2020 09:50

Bursat evropiane u mbyllën dje në ulje, të shqetësuara dukshëm nga përhapja e një virusi të ri vdekjeprurës në Azi.

Ky virus i ri, i ngjashëm me SARS, që vrau 800 personave në vitin 2003, ka shkaktuar disa viktima në Kinë dhe po ndikon rëndë mbi bursat, pas goditjes tjetër të rëndë të një ditë më parë nga parashikimet e ulëta të rritjes botërore paraqitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

“Pas arritjes së marrëveshjes tregtare SHBA-Kinë, që lehtësoi investitorët, kjo krizë shëndetësore është si një rrufe në qiellin e hapur të bursave”, tha Jochen Stanzl, analist në CMC Markets, i cili i trembet pasojave të rënda ekonomike të mundshme, përcjell Telegrafi.

Për sa i përket vlerave, sektori i automobilave pësoi rënie pas parashikimeve poshtë pritshmërive të Daimlerit me 2.12 për qind, ndërsa Volkswagen humbi 1.19 për qind, Renault 0.84 për qind dhe Peugeot 0.49 për qind të vlerës.

Për sa i përket indekseve, vetëm tregu i aksioneve zvicerane u rrit me 0.10 për qind. /Telegrafi/

Top Channel