Merr fund pritja, Inter zyrtarizon ‘dashurinë’ e Contes

23/01/2020 17:17

Vetëm pak çaste më parë është bërë dhe zyrtarizimi i blerjes më të re të ekipit të Interit, Victor Moses. Mesfushori vjen si huazim deri në fund të sezonin me një të drejtë blerjeje që është në favor të zikaltërve në rast se nigeriani bind me paraqitjet e tij.

Moses do të mbajë veshur fanellën me numër 11. Victor është një njohje e vjetër e teknikut Antonio Conte, i cili e ka stërvitur mesfushorin gjatë periudhës që ka qenë trajner i Chelsea-t dhe ka qenë një ndër lojtarët që ka bërë më mirë dhe ishte ndër më të dashurit e teknikut.

Pikërisht italiani ishte ai që nuk e lejoi që të transferohen tek Barcelona. Moses ishte prej disa ditësh në Milano dhe zyrtarizimi nuk po vinte. Ai pritet të jetë një lojtar mjaft i rëndësishëm në pjesën e mbetur pasi Interi vuan për lojtarë krahu.

Kujtojmë që ky është transferimi i dytë për Interin këtë afat merkatoje, teksa janë në pritje të dy lojtarëve të tjerë për të plotësuar organikën.

Christian Eriksen është ëndrra e madhe, për të cilin thuhet që është afër dhe nga çasti në çast mund të vijë zyrtarizimi. Nga krahu tjetër kërkohet edhe një sulmues me peshë për të qenë alternativë e dyshes Lukaku-Martinez.

Sytë në këtë drejtim janë drejtuar nga veterani Oliver Giroud i cili është në fund të kontratës së tij me Chelsea-t dhe akordi mes palëve mund të arrihet me lehtësi.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel