PSG siguron finalen e Kupës së Ligës në Francë falë suksesit 0-3 në fushën e Reims. Fatet e kësaj sfide do të vuloseshin që në pjesën e parë. Në minutën e 9-të, pas një serie tentativash, ekipi i drejtuar nga Tuchel do të kalonte në epërsi falë rrjetës së Marqinhos.

Vendësit provuan të reagonin, por e kishin të pamundur. Në të 31’, autogoli i N’Clomande do t’i jepte akoma edhe me shumë siguri PSG-së.

Në pjesën e dytë panorama nuk ndryshoi. Parisi vazhdoi me sulme të njëpasnjëshme, ndërsa vendësve nuk u ngeli gjë tjetër veçse të prisnin në mbrojtje. Reims do të mbyllte ndeshjen me 10 lojtarë, pasi në të 74’ Munetsi do të ndëshkohej me karton të kuq. Ndërsa në minutën e 78’ Kouassi do të dërgonte topin ne fundin e rrjetës për herë të 3-të për skuadrën e tij.

Herën e fundit PSG e ka fituar Kupës së Ligës në vitin 2018 e tashmë i jepet një tjetër shans për ta ngritur këtë trofe, teksa në finale do të përballet me Lyonin.

Top Channel