“Do ju prishet goca, pse e çuat për artiste”, aktorja e njohur tregon se si është paragjykuar që zgjodhi rrugën e artit

23/01/2020 01:38

Aishe Stari është një ndër aktoret më të njohura durrsake e cila numëron dhjetra role humori në skenë. Ajo ka qenë e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun për të folur dhe për të festuar për qytetin e saj Durrësin.

Biseda është foksuar edhe se si është mentaliteti i Durrësit dhe të ftuarit kanë pohuar që ka qenë pak i mbyllur. Një ndër to që ka pohuar këtë gjë ka qenë edhe aktorja Aishe Stari.

“Jo kaq të lira nuk kanë qenë. Mendimi ka qenë patriarkal. Më kujtohet kur shkova kur u hap shkolla e lartë për aktore dhe e kanë kapur mamanë time kushedi sa njerëz dhe i thoshnin ‘si e çove ti gocën për artiste, do t’ju prishet goca”, ka treguar aktorja e njohur Aishe Stari.

Top Channel