De Biasi le “pensionin”, pritet të jetë trajneri i Iranit

23/01/2020 11:36

Gianni De Biasi ka vendosur t’i rikthehet punës si trajner. Ish tekniku i kombëtares shqiptare duket se do të marrë një tjetër skuadër përfaqësuese dhe bëhet fjalë për skuadrën e Iranit.

Sipas asaj që publikohet në median italiane, De Biasi ka biseduar me drejtuesit e Federatës Iraniane të Futbollit me këta të fundit që i kanë ofruar një kontratë prej 2 vitesh e gjysmë duke menduar edhe për Botërorin e Katarit. Për Gianni De Biasin, kjo me Iranin do të jetë eksperienca e dytë në drejtimin e një Kombëtareje.

Me përfaqësuesen shqiptare tek e cila qëndroi në periudhën 2011-2017, trajneri italian bëri mrekullinë teksa arriti ta kualifikojë për në Evropianin e Francës në 2016, duke u shndërruar në një idhull në vendin tonë aq sa iu dha edhe nënshtetësia shqiptare.

Top Channel