Çmimin Kombëtar për Romanin, për vitin 2018 e mori e fitoi Tom Kuka, apo Enkel Demi, me veprën “Gurët e vetmisë”. Nëpërmjet këtij romani ai na vendos në një histori të një shekulli më parë , duke ju qasur asaj me një gjuhë po ashtu që po humbet dita ditës.

Si e zgjedh, si e kullon, si e vendos në tekstin tënd këtë gjuhë, e cila po humbet?

“Po është një gjuhë që ne e flasim akoma. Ne e përsosim në dialektet tona të gegnishtes apo toskërishtes dhe nëse jemi të guximshëm dhe e pranojmë vetveten ashtu sic jemi kemi për të fituar një pasuri dhe një thesar që është gjuha shqipe”.

Procesi krijues e ka shoqëruar që në rininë e hershme dhe për të ai është momenti kur ndihet më shumë se asnjëherë vetvetja. Në të tilla momente frymëzuese krijoi edhe “Gurët e Vetmisë”.

“Mendoj që janë të shumtë ata që nuk e kanë lexuar ende dhe unë uroj që ta lexojnë. Aq më tepër që unë mendoj që procesi i leximit është një proces krijimi. Gjithsecili e lexon librin sipas mënyrës së vet dhe mund të gjejë gjëra që unë nuk i dalloj. Uroj që të bëhen sa më të shumt lexuesit dhe ky cmim tju grishë kërshërinë që të shkohnë tek ky libër”.

Ndërsa arsyeja pse nuk shkruan me emrin e tij të vërtetë është kjo.

“Personazhi televiziv unë mendoj që do ta mbyste shkrimtarin në këtë rast”.

Në ceremoninë e mbajtur të mërkurën mbrëma Çmimin Kombëtar për Tregimin e fitoi Roland Gjoza me veprën “Për shkak të vajzave nga Parisi”. Havzi Nelës ju dha Çmimi Kombëtar për Poezinë. Ismail Kadare u vlerësua me Çmimin Kombëtar për Eseistikën me veprën “Kur sunduesit grinden”. Çmimi Kombëtar për Letërsinë për të rinj dhe fëmijë ju dha Mimoza Hafizit me veprën “Pika Trëndafili”

Ndërsa Luan Topciu mori Çmimin Kombëtar për Përkthimin, me veprën e Linda Maria Baros “Shtëpia me brisqe rroje”./Jetona Kocibelli/

Top Channel