Spanja është goditur nga stuhia Gloria dhe dallgët gjigande kanë mundur të hyjnë disa kilometra në brendesi të tokës.

Por fenomeni më i çuditshëm ka ndodhur në zonën turistikë të Tossa de Mar, pranë Barcelonës. Mëngjesin e sotëm rrugët e qytetit të vogël turistik u mbushën nga shkumba e dallgëve të detit. Trashësia e shkumbës shkoi në mbi një metër dhe ajo shtyhej nga era në fortë. Shkumba është krijuar nga dallgët e detit që shkonin deri në 10 metra të larta dhe që përplaseshin mbi shkëmbinjtë.

FOTO GALERI
1/17
Shkumba ne rruget e zones turistike Tossa de Mar prane Barcelones. Spanje

Top Channel