Policia zvicerane ekspozoi spiunët rusë në Davos

22/01/2020 02:09

Policia arrestoi dy agjentë të inteligjecës ruse në Davos gushtin e kaluar, raporton një gazetë zvicerane.

Tages-Anzeiger thotë se burrat që kishin pasaporta diplomatike mund të kenë qenë duke përgatitur një operacion spiunimi që synonte Forumin Ekonomik Botëror (WEF).

Gazeta shton se dyshja, njëri prej të cilëve po maskohej si hidraulik, u liruan më pas.

Policia zvicerane konfirmoi për BBC se dy rusët u “kontrolluan” në gusht të vitit 2019.

Top Channel