Linja direkte Kosovë-Serbi/ Dy vendet nënshkruan marrëveshje të veçanta me kompaninë gjermane

22/01/2020 19:58

Kosova dhe Serbia nuk kanë nënshkruar marrëveshje të përbashkët me kompaninë gjermane të fluturimeve Lufthansa, e cila pritet t’i realizojë fluturimet në linjën e re ajrore Prishtinë – Beograd.

Dyja shtetet kanë nënshkruar marrëveshje të veçanta direkt me kompaninë gjermane me ndërmjetësimin e ambasadorit të SHBA-ve dhe përfaqësuesit të posaçëm për Kosovën, Richard Grenell.

Zyra e Grenell nuk ka pranuar të jap asnjë detaj rreth marrëveshjes.

Të kontaktuar nga Top Channel, ata janë munduar gjithë kohën të heqin përgjegjësinë e tyre për marrëveshjen e nënshkruar.

“Shtetet e Bashkuara nuk janë pjesë e marrëveshjes së aviacionit. Ne vetëm kemi bashkuar të gjitha palët së bashku dhe Ambasadori Grenell ka udhëhequr diskutimet”.

Pikërisht pse jemi palë një palë e tretë e paanshme, është më mirë që për përgjigjet specifike në lidhje me rolin dhe detyrimet e secilit vend, ju lutem kontaktoni qeveritë përkatëse të vendeve.

Kurse, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj thotë se kjo marrëveshje nuk e kthen prapa Kosovën në sovranitet.
Haradinaj treguar se në letrën e qëllimit të dërguar nga pala kosovare së bashku me NATO-në, nuk do të ketë taksa shtesë për kompaninë dhe do të jetë e barabartë.

Kosovarët dhe serbët ndryshe nga destinacionet e tjera në këtë linjë pritet të udhëtojnë me karta identiteti dhe jo me pasaporta, pasi Serbia nuk i njeh ato./Alberta Hashani/

Top Channel