FIFA, bilanci i merkatos: Në 2019 u shpenzuan 6.6 mld euro

22/01/2020 18:38

Federata Ndërkombëtare e Futbollit bën bilancin e merkatos së transferimeve për vitin 2019.

Sipas raportit “Global Transfer Market” të qeverisë së futbollit botëror, në 12 muajt e fundit u shpenzuan plot 6.6 miliardë Euro për blerje futbollistësh në kategorinë e meshkujve, shifër kjo është me 5.8% më e lartë në krahasim me vitin 2018.

Kjo shifër është arritur, fale 18042 operacioneve ndërkombëtare që përfshinë 15463 futbollistë të 178 kombësive të ndryshme. Një shifër e konsiderueshme kjo përsa u përket lëvizjeve në merkato por që në 80% të rasteve ka përfshirë vetëm 100 klube.

Në mënyrë të detajuar, ishte Portugalia ajo që regjistroi rezultatin më pozitiv në këtë bilanc me 346 milionë Euro, e ndjekur nga Holanda dhe Franca, ndërsa Anglia është vendi me bilancin më negativ në lëvizjet në merkato me 495 milionë Euro, Spanja ka bilanc negativ me 336 milionë Euro, ndërsa Italia me 312.4 milionë Euro.

Top Channel