Dimri i gjatë i familjes Daçi/ Pa para dhe në një strehë që po rrënohet

22/01/2020 12:37

Çdo dimër 7 anëtarë të familjes Daçi në Gjoricë të Poshtme të Bulqizës  e kanë një sfidë mbijetese. Fëmijët sëmuren sepse mungon ngrohja dhe lekë për dru nuk kanë.

E vetmja e ardhur ekonomike për familjen janëe 10 mije lekët që merr kryefamiljari invalid.

E zonja e shtëpisë Arbjonda është e  vetmja që punon për të rritur 3 të mitur, me i madhi prej të cilëve vetëm 5 vjeç.

Ajo i shërben dhe bashkëshortit invalid dhe nënës së tij.

Duke na treguar para kameras, miellin e fundit që ka në shtëpi, ajo apelon për ndihmë.

Top Channel