Në një kohë kur Gjermania është duke marrë mjekët shqiptarë qeveria shton bonusin për mjekët specialistë.

Vendimi qeverisë parashikon se për raste të veçanta të mungesës së mjekut specialist në shërbime të ndryshme të spitaleve rajonale e bashkiake, ministri i Shëndetësisë vendos përveç pagës, trajtimin financiarisht me një bonus deri në 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë në muaj. Sipas këtij vendimi që vjen në një kohë kur spitalet po zbrazen nga mjekët, vlera e bonusit përcaktohet, rast pas rasti, nga ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Bonusi për mjeket ka qenë me i vogël dhe në shumë raste nuk ka funksionuar për shkak se mjeket nuk pranonin të shkonin në rrethe për pagesa deri ne 150 mijë lekë në muaj.

Ndërkohë një tjetër vendim i qeverisë anulon lejen e dhënë në vitin 2015 për ngritjen e një varrezave private në njësinë administrative. Ky propozim I shkoi qeverisë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belindas Ballaku dhe është në vazhdën e zhbërjes së vendimeve të marra nga paraardhësi i saj Damian Gjiknuri.

Top Channel