Angli/ Ndryshon Champions, propozohet ‘British Cup’

22/01/2020 18:35

Formati aktual i Ligës së Kampioneve do të pësojë ndryshime të mëdha duke nisur nga sezoni 2024/25 që do të thotë një zgjerim i kalendarit të këtij kompeticioni teksa flitet edhe për një rritje të numrit të skuadrave në të.

Kjo do të thotë se kompeticionet më të vogla në vendet futbollistike më me peshë të kontinentit do të shkojnë drejt zhdukjes. Një prej këtyre kompeticioneve që e ndjen këtë rrezik është Kupa e Ligës në Angli e cila sipas medias britanike është e destinuar që të pushojë së ekzistuari duke qenë se do të bëhet gjithnjë e më e vështirë për të gjetur data në kalendar për zhvillimin e ndeshjeve. Vlen të kujtohet se në sezonin aktual, Liverpooli luajti ndeshjen çerekfinale të Kupës së Ligës ndaj Aston Vilës me skuadrën e U23 duke qenë se ekipi i parë kishte udhëtuar drejt Katarit për Botërorin e Klubeve

Një situatë e tillë ka ndezur alarmin te të gjithë ata duan të ruajën këtë traditë të futbollit anglez me në krye David Moyes. Trajneri aktual i Ëest Hamit duket se e ka një zgjidhje për të rijetësuar këtë turne.

“Po dalim nga një prej periudhave më të vështira të Brexit. Përse të mos bashkojmë Britaninë e Madhe dhe të kemi një British Cup në vend të Kupës së Ligës”- tha Moyes -“besoj se kjo do të ringjallte interesin në instancat më të larta sidomos në Skoci nëse Celtic dhe Glasgoë do të jenë mes skuadrave pjesëmarrëse në këtë kompeticion”.

Top Channel