Një dhi mutant po “adhurohet si avatar i Zotit“ pasi u lind me një fytyrë të sheshtë dhe me sy të çuditshëm si të një njeriu në Indi.

Kafsha e re, e cila ka sy dhe gojë të ngjashëm me njeriun, lindi kohët e fundit në fshatin Nimodia në periferi të qytetit Jaipur të Indisë. Pronari Mukeshji Prajapap postoi një video të shkurtër të dhisë së zezë me një fytyrë të çuditshme brenda kasolles së tij në fillim të kësaj jave. Ky rezultat mendohet se është për shkak të një defekti kongjenital të rrallë të quajtur “Cyclopia”, i cili zakonisht bën që të formohet një sy i vetëm në ballë.

Dhitë mund të konsiderohen një kafshë e shenjtë në Indi, megjithëse Hinduizmi emërton lopën, majmunin, gjarprin, elefantin dhe tigrin midis pesë kafshëve të tij më të shenjta. Sidoqoftë, dhitë janë emëruar në një pjesë të teksteve fetare Vedas, Hindu, si një kafshë me rëndësi.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel