“Shpresoj të ta ketë hequr ai”/ Pas kësaj fotoje, Aniston shton dyshimet për një rikthim me Brad Pitt-in

21/01/2020 14:47

Pas shkëlqimit të saj absolut në edicionin e 26-të të Screen Actors Guild Awards dhe shpresës që “u injektoi” fansave të saj për një rikthim të mundshëm më Brad Pitt-in, plot hijeshi, Jennifer Aniston rindezi dyshimet për një romancë të mundshme me ish-bashkëshortin e saj.

Ylli i serialit “Friends” shpërndau në llogarinë personale në Instagram një fotografi, që shfaq mbi vaskë të lënë ashtu shkujdesur fustanin e  saj të bardhë Dior, sandalet dhe trofeun e fituar.

Kaq u desh dhe shumë nga ndjekësit shprehën një dëshirë të përbashkët: shpresojmë të ta ketë hequr Brad!

“Vaska e Brad-it është ajo? Do Zoti është e tij”, shprehet një prej disa komentueseve.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel