Te Tottenhami shfaqen problemet e para me Jose Mourinhon në pankinë. Trajneri portugez është përfshirë në një debat të fortë me Danny Rose, lajm që është publikuar nga media britanike. Sipas tabloidit ‘Daily Mail’ futbollisti u zemërua me Mourinhon pasi ky i fundit vendosi që të mos e aktivizojë në ndeshjen ndaj Watfordit.

Gjithnjë sipas këtij tabloidi debati mes futbollistit dhe Mourinho ishte shumë i ndezur sepse Rose donte të ishte në fushën e lojës në atë përballje edhe se nuk e priste atë vendim të Luzitanit për ta lënë jashtë formacioni. Përsa u përket futbollistëve të tjerë të Tottenhamit, ata nuk e miratuan këtë sjellje të futbollistit dhe i dolën në krah trajnerit.

Nga ana e tij Mourinho kishte deklaruar për median se Danny Rose kishte probleme në shpinë, por mesa duket futbollisti nuk kishte shumë dëshirë që të mungonte në këtë përballje me Watford. Pas debatit me trajnerin, Danny Rose u detyra që të stërvitej i vetëm në mënyrë që ajo çfarë ndodhi të mos prekte atmosferën e qetë që rrethon pjesën tjetër të grupit.

Top Channel