Napoli është duke luajtur për ¼ e Kupës së Italisë kundër Lazios dhe ka shënuar që në minutën e dytë me Insigne.

Pak minuta më pas Elseid Hysaj do të shkaktonte penallti, por ekzekutimi i Immobiles ishte qesharak.

Lojtari rrëshkiti para ekzekutimit dhe e dërgoi topin shumë larg portës.

Për Hysaj makthi i vërtetë do të vinte pas 10 minutash, ku në të 18-ën do të ndëshkohej me karton të kuq.

Teksa në minutën e 25-të edhe tek Lazio pati një të ndëshkuar me të kuq që ishte Lucas Leiva.

Ndeshja ka qenë shumë e tensionuar deri më tani ku është ndërprerë disa herë.

Top Channel