Një shqiptare në Davos/ Nita Shala: Mundësia më e mirë për të diskutuar mbi tema me rëndësi globale

21/01/2020 19:52

Përveç politikaneve, në Davos, ku ka nisur punën forumi ekonomik botëror, merr pjesë në morinë e takimeve edhe Dr. Nita Shala, themeluese dhe kryesuese e Global Shapers, Tirana.

Ajo thotë për Top Channel se Davosi është mundësia më e mirë e mundshme për të diskutuar mbi tema me rëndësi globale. Në Davos, Nita Shala, ka një agjendë të ngjeshur, plot me takime dhe diskutime, përkrah edhe shumë emrave të tjerë nga politika, biznesi etj.

Top Channel