Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, kujtoi Kongresin e Lushnjes në atë që sot është 100-vjetori i hapjes së punimeve të këtij kongresi.

Haradinaj tha se Kongresi i Lushnjes shënoi hapin vendimtar për bërjen e Shqipërisë.

Ai theksoi se shembulli i burrave të mbledhur në Lushnje, duhet të shërbejë për secilin pushtetar, edhe në ditët e sotme.

“Në fundjanarin e vitit 1920, Kongresi i Lushnjes, shënoi hapin vendimtar për bërjen e Shqipërisë. Qeveria e dalë nga ai tubim kombëtar, ndaloi përgjithmonë copëtimin e mëtutjeshëm të shtetit shqiptar, hodhi themelet e ndërtimit të rendit kushtetues dhe zhvillimin e forcimin e shtetit. Shembulli i burrave të mbledhur në Lushnjë, duhet të shërbejë për secilin pushtetarë, edhe në ditët e sotme. Kongresi i Lushnjes, me të drejtë vlerësohet si ngjarja më e rëndësishme për shqiptarët pas shpalljes së pavarësisë”, shkroi Haradinaj.

Top Channel