Dejvi Bregu dhuron spektakël, Skënderbeu shënon golin e tretë kundër Partizanit

21/01/2020 18:53

Skënderbeu ka thelluar rezultatin ndaj Partizanit në 3-1. Goli i tretë erdhi në minutën e 83’ pas një harkimi spektakolar të Dejvid Bregut. Goli Bregut ka ardhur nga hyrja e zonës, ku topi është harkuar dhe ka shkuar në trekëndëshin e portës aty ku gardiani i Partizanit Alban Hoxha nuk mund ta priste.

Partizani pas pjesës së parë nuk po gjen fuqinë për t’i shënuar gol Skënderbeut. Pak më parë edhe pse në favor të tyre u akordua një penallti e dyshimtë, Bruno Telushi gaboi nga 11-metërshi duke shpërdoruar kështu mundësinë e barazimit.

Top Channel