Spal bën surprizën e madhe në javën e 20-të të Serie A. Në sfidën që mbylli javën e parë të fazës së dytë në kampionatin italian, skuadra e Leonardo Semplicin fitoi 1-2 me përmbysje ndaj Atalantës në Bergamo duke iu larguar vendit të fundit të renditjes dhe duke i hequr mundësinë Atalantës për tu ngjitur në vendin e 4-t.

Derbin shqiptar mes Etrit Berishës dhe Berat Gjimshitit e fitoi portieri kuqezi me Gjimshitin që hyri në fushë në pjesën e dytë në këtë sfidë dhe kishte peshën e fajit në golin e barazimit të Spal të realizuar nga ish i madh i sfidës i madh i sfidës Petagna i cili të në të 54-ën i çoi shifrat në 1-1.

Për Atalantën kishte shënuar Ilicic një gol shumë të bukur me takë në të 16-ën. Në minutën e 60-të Spal shënoi edhe golin e fitores me mesfushorin Valoti. Kjo sfidë pati edhe dy shtylla në pjesën e parë nga një për çdo skuadër, nga Zapata dhe Petagna.

Top Channel