Marrëveshja e linjës ajrore Prishtinë-Beograd, reagon Këshilli Amerikan i Sigurisë Kombëtare: Historike!

21/01/2020 09:36

Marrëveshja e arritur sa i takon linjës ajrore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka sjellë reagimin edhe të Këshillit Kombëtar për Sigurinë të SHBA-ve, përmes një postimi në Twitter.

Këtë marrëveshje, Këshilli Amerikan për Sigurinë Kombëtare e ka cilësuar si historike.

“Ditë historike. Po kapërcejmë të kaluarën duke ndërtuara përpara një marrëdhënie normale midis fqinjëve”, thuhet në postimin e Këshillit Kombëtar për Siguri.

Kujtojmë që lidhur me këtë marrëveshje të arritur ka reaguar edhe vetë presidenti amerikan Donald Trump.

“Të gjithë thoshin se nuk mund të bëhet. Për herë të parë, do të ketë fluturime direkte mes Serbisë dhe Kosovës. Një fitore tjetër. Faleminderit ambasadorit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien, si dhe ambasadorit Richard Grenell”, ka shkruar presidenti Trump.

Nga ana tjetër ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell e ka cilësuar si një fitore tjetër të presidentit amerikan Donald Trump.

Top Channel