“Video-mesazhet për LDK-në s’janë qasje e mirë”/ Vjosa Osmani kritikon Kurtin

20/01/2020 14:21

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani tha se veprimet e Kurtit me postimin e video-mesazheve nuk janë qasje e mirë për arritje të marrëveshjes për bashkëqeverisje.

“Unë nuk besoj që kjo qasje i ndihmon arritjes së marrëveshjes palët duhet të ulen me synimin për të gjetur një mes, një kompromis në atë se dy palët e kuptojnë se janë duke ndërtuar të ardhmen e Kosovës”, shtoi Osmani.

Ju kujtojmë se jo më larg se sot, përmes një video-mesazhi, Albin Kurti iu drejtua kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, duke kërkuar nga ky i fundit që të ulen sërish për të finalizuar marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Osmani shtoi se të gjitha mospajtimet duhet të lihen anash, duke thënë se duhet të investohet që të rikthehet besimi në mes të dy palëve.

“…besoj e kemi shumë të qartë se cili ka qenë vullneti i qytetarëve i 6 tetorit dhe të gjitha mospajtimet që na kanë ndarë duhet të lihen anash dhe tjetër në vijim duhet të shfrytëzohen maksimalisht dhe me respekt të ndërsjellët për të arritur një marrëveshje me të cilën të dyja partitë ndihen se janë të përfaqësuara. Në përputhje me votat e qytetarëve që i kemi marr me 6 tetor. Marrëveshja mund të arrihet vetëm nëse ka vullnet të qartë nga të dyja pakët dhe vetëm nëse ka gatishmëri për të arritur tek një mes në një kompromis të cilin të dyja partitë shihen që vullnetshëm po hynë në koalicion, duhet të investohet të rikthehet besimi të ulemi në tavolinë me respekt të ndërsjellët dhe duke pasur parasysh fuqinë politike që e përfaqëson njëra dhe tjetra, duke pasur parasysh votat që i kemi marr më 6 tetor”, ka shtuar ajo.

Top Channel