Pas Lushnjës edhe në qytetin e Durrësit ka pasur një shpërthim bombole në një banesë.

  Ndezi cigaren në shtëpi, shpërthen bombola e gazit/ Plagoset çifti i të moshuarve në Lushnjë

Rreth orës 12:20, në lagjen nr.14, Durrës, në një banesë ka shpërthyer një bombol gazi dhe për pasojë është dëmtuar shtetasja S.S, 83 vjeçe.

Ajo është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel