Ka nisur sot sesioni i ri parlamentar për vitin 2020. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi u shpreh në fjalën e tij se objektivi kryesor i Kuvendit për këtë vit është hapja e negociatave.

“Objektivi do të jetë çelja e negociatave të anëtarësimit, rritja e rolit të Kuvendit në rolin e integrimit, me qëllim që të ketë mekanizëm më të mirë për të mbikëqyrur punën e qeverisë. Do të punohet për zbatimin e planit të veprimit të KE dhe do të miratohet plani strategjik 2020-2025. Do të rishikojmë ligjin për rolin e Kuvendit në kuadër të procesit të integrimit bazuar në praktikat më të mira evropiane”, shprehet në fjalën e tij Ruçi.

Gramoz Ruçi theksoi gjithashtu se reforma zgjedhore do të bëhet realitet brenda datës 15 mars 2020.

“Do të miratojmë ligje të reja, për të harmonizuar legjislacionin për problemet natyrore sipas kodeve europiane.
Legjislacioni do të parashikojë ligje më të ashpra për ndërtimet. Do të kemi miratim të ligjeve më të mira sipas parlamentit gjerman e atij zviceran”, shtoi ai.

FOTO GALERI
1/23

Top Channel