Nesër Skënderbeu-Partizani/ Sormani: Kukësi rivali direkt për titull

20/01/2020 16:11

Skëndërbeu-Partizani është dueli më emocionues që ofron rikthimi i kampionatit pas pauzës dimërore, sfidë kjo që mbyll fazën e dytë për dy skuadrat.

Të dy trajnerët në konferencat përkatëse për shtyp janë shfaqur të qetë dhe besimplotë tek skuadra e tyre. Për Sormanin kjo do të jetë ndeshja e parë në drejtim të të kuqve që pas rikthimit, ndaj pyetjet e gazetarëve kishin të bënin më shumë me këtë fakt.

“Në momentin që një skuadër ndryshon trajnerin do të thotë që ka vërtetë diçka që nuk shkon mirë. Kam punuar shumë, ky është mentaliteti im, punë dhe vetëm punë sidomos në spektin psikologjik pasi vetëm kështu mund të fitohet besimi për të garantuar forme të mirë edhe fizike. Kam biseduar me drejtorin Rama dhe Presidentin Demi përsa i përket skuadrës, do bëjmë gjithçka për ta përmirësuar por detyra ime është ti marr maksimumi grupit aktual. Rival për titull është Kukësi, por dhe Tirana ka bërë një sezon pozitiv deri tani. Për Malën nuk mund të flas sepse ajo çështje i takon klubit”, thotë Adolfo Sormani.

Ndërsa për Dajën çdo duel ndaj Partizanit mbetet i veçantë.

Top Channel