Kompania ajrore gjermane Lufthansa propozon një linjë që do të lidhë Prishtinën me Beogradin.

Presidenti Hashim Thaçi njoftoi në Twitter se mirëpriste propozimin e Lufthansës për të hapur një linjë ajrore mes dy kryeqyteteve, duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm përpara për lëvizjen e qytetarëve dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve.

Ai gjithashtu falenderon për ndërmjetësimin, këshilltarin e sigurisë kombëtare në SHBA, Robert C. O’Brien dhe ambasadorin amerikan në Berlin Richard Grenell, njëkohësisht emisar i presidentit Trump për bisedimet e paqes mes Kosovës dhe Serbisë.

Aktualisht nuk ka fluturime direkte mes Prishtinës e Beogradit, madje në shumë raste janë raportuar probleme edhe në kalimin e kufirit tokësor, pasi Serbia vazhdon ta quajë Kosovën provincë të sajën, edhe pse Kosova ka shpallur pavarësinë.

Ardi Pulaj

Top Channel