Harry dhe Meghan “përgjërohen” për një punë në Disney, reagimi i Beyonce është epik

20/01/2020 14:17

Fansat e Beyonce kanë pikasur momentin kur këngëtarja fytyrën me dorë ndërsa Princi Harry dhe Meghan Markle po “turpëronin” veten për një punë në Disney.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it u filmuan në premierën Lion King verën e kaluar duke i thënë regjisorit Jon Favreau që ata do të “ishin të disponueshëm” për një rol.

Meghan madje bëri shaka: “Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu në fakt”.

Përdoruesit e Twitter-it, tejet të shkathët, tani kanë theksuar reagimin e Beyonce ndërsa ajo qëndronte në prapavijë duke ndjekur bisedën.

Këngëtarja, e cila ndoqi premierën në korrik me bashkëshortin Jay Z, mund të shihet duke mbuluar fytyrën e saj me duar. .

FOTO GALERI
1/3

Top Channel