Debate të forta janë zhvilluar në Open në Top Channel teksa  u fol për paratë që financojnë partitë politike. Debati u zhvillua mes Sejaminit dhe Bolinos.

Debati i fortë nisi teksa Sejamini tha se partitë politike financohen nge burime të jashtëligjshme. ‘Krimi financon partitë politike, median dhe shumë gjëra të tjera’- tha Sejamini.

Basha nuk ka bërë tranparente paratë. Janë 650 mijë euro që nuk janë bërë transparente. Muzin është në hetim- ndërhyri Bolino.

Pse bën debatin Basha- Rama. Çfarë është ky mentalitet komunist, ku tjetri është armik. Ka dy të dënuar në rastin e Ramës me Obamën. Është Bilali i dënuar për financim të paligjshëm- vijoi debatin Sejamini.

Për Ramën s’ka prova. Për Ramën ska prova që ka finacuar për lobim në SHBA, ska prova që ka financuar për fotografinë me Obamën. Për Bashën ka prova- ndërhyri Bolino.

Ka prova. Qytetari numër 1 është Rama në hetimin që është bërë në SHBA për foton e Ramës me Obamën- vijoi Sejamini.

Top Channel