Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi dhunoi në një lokal ish-bashkëshorten e tij.

Forcat e policisë e arrestuan në F. L. 27 vjeç, banues në lagjen Liria, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Vasil Shanto, Shkodër, në ambjentet e një lokali ka ushtruar dhunë fizike ndaj 27 vjecares, ish-bashkëshortes së tij banuese në Shkodër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër për veprën penale të “Dhunë në familje”

Top Channel