Një traditë e lashtë, folkloristike, ka mbledhur shumë njerëz në malet e Polonisë, të veshur si djaj apo personazhe të frikshëm.

Njerëzit, sipas traditës, bëjnë shumë zhurmë për të dëbuar shpirtrat e ligë në fillim të vitit të ri. Banorët e Milovkas, vishen si djaj, arinj, apo edhe si vetë vdekja dhe parakalojnë nëpër fshat duke marrë pjesë edhe në gara të ndryshme.

“E gjithë kjo, këta njerëz të veshur me një larmishmëri kostumesh, zhurmat që bëjnë, kambanat e fishkëllimat, fshikullimet e kamzhikëve, ka si qëllim dëbimin e shpirtrave që përpiqen të zbresin në tokë”, thotë një burrë.

“Duhet të stërvitesh jo pak. Askush nuk di të fshikullojë në fillim. Ka patur madje edhe aksidente ku njerëzit kanë lënduar veten sepse kamzhiku nuk kontrollohet lehtë”, thotë një tjetër.

Pjesëmarrësit në këtë paradë, rikthehen prej vitesh. Për ta është një traditë, që u është trashëguar brez pas brezi. Dhe ata, bëhen pjesë e saj me kënaqësi dhe me bindjen për të mos e lënë traditën të shuhet.

FOTO GALERI
2/3
Participants of Dziady Zywieckie traditional folk custom are seen around the mountain town of Milowka in southern Poland on January 18, 2020. - Mountain men disguised as devils, the Grim Reaper, horses and bears ringing-in the New Year with a cacophony of drums, whistles, shouts and catchy melodies in a time-honoured tradition still popular in Poland's mountains. (Photo by Wojtek RADWANSKI / AFP)

Top Channel