Dy tërmete kanë goditur vendin në pak minuta, një në Kukës dhe një në Peshkopi.

Fillimisht u njoftua për tërmete me magnitudë 4.6 dhe 4.5 ballë, teksa më vonë ministria e mbrojtjes ka bërë me dije se kanë qenë 3.9 dhe 3.8.

Në Kukës lëkundjet kanë qenë të forta, dhe janë ndjerë edhe në Tiranë dhe Shëngjin.

Njoftimi:

Sipas informacionit paraprak nga IGJEUM, dy lëkundje me magnitudë 3.8  dhe 3.9 të shkallës rihter janë ndier në Dibër e Kukës. Nuk raportohen dëme nga shtabet e EC në këto dy bashki.

  Tërmet i fortë në Kukës, ja sa ishte magnituda

  Pas Kukësit, tërmet edhe ne Dibër

Top Channel