Pasi disa ditëve me mot të thatë në vendin tonë janë rikthyer reshjet e shiut dhe borës. Reshjet kanë nisur që në orët e para të mëngjesit.

Sot vendi ynë do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat herë pas here do sjellin reshje lokale shiu. Në zonat malore reshjet do te jenë në formën e dëborës.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -3ºC deri në 05ºC, në zonat e ulëta nga 03ºC në 12ºC dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 14ºC.

Era do të fryej në drejtim Lindor-Juglindor me forcë valëzimi 3 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin por që mundësitë për reshje janë të pakta. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -4ºC deri në 06ºC dhe në zonat e ulëta nga 00ºC në 07ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet e Shqipërisë por edhe në qytetet kryesore të botës.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel