Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë presin me padurim themelimin e institucioneve të reja të vendit.

Ndaj, kreu i vetëvendosjes, Albin Kurti, duhet të pranojë ose refuzojë të krijojë qeverinë e re, bazuar në rezultatet e zgjedhjeve. Sipas Thaçit, është në vullnetin e spektrit politik që të përmbyllet me sukses procesi i 6 tetorit. Sipas Thaçit, Kurti duhet të hedhë hapin e parë në rast të kundërt të refuzojë mandatin për udhëheqjen e qeverisë së re.

Thaçi: Unë duke menduar që e pranon, e kam nënshkruar nominimin e Kurtit

 “Koha po kalon, prandaj unë si president i vendit duke e parë angazhimet e kryetarit të partisë së parë që ka dalur në zgjedhjet e 6 tetorit, unë duke menduar që do ta pranon sepse është një rregull i pashkruar… unë e kam nënshkruar atë ditë nominimin e Z.Kurtit si kandidat për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Kosovës, ai nominim i nënshkrimi tim është ende në tavolinën time të punës këtu. Shpresoj që nuk kalon kohë të gjatë dhe Z.Kurti që të reflekton në kuptimin e pranimit të nominimit, në rrethana të tjera duhet ta deklarojë refuzimin”

Thaçi tha se me çdo veprim të tij po respekton në tërësi kushtetutën dhe ligjet e Kosovës pavarësisht opinioneve të ndonjë analisti.

Top Channel